Aksion i Policisë në Pejë: Arrestohet një i mitur, dyshohet se kishte plane t’i vriste nxënësit e klasës

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të shtunën, në rajonin e Pejës, që rezultoi me arrestimin e një të mituri që dyshohet për veprën penale “Përgatitja e veprave penale terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, në bazë të informacioneve të para, i dyshuari kishte planifikuar një sulm për t’i vrarë nxënësit e klasës së tij.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë e kanë konfirmuar për Sinjalin se ky rast tashmë po hetohet nga Prokuroria Speciale, e cila ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

Ndërkohë nga Policia nuk kanë dhënë detaje të tjera përveç arrestimit dhe ndalimit të të dyshuarit.

“Pejë/07.10.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë