Përkujtohet veterani i UÇK-së Hashim Saliuku

Në përvjetorin e 4-të përkujtohet veterani i UÇK-së Hashim Saliuku nga vajza e tij, asambleistja Albulena Saliuku.

Veprat e tij kanë lënë gjurmë në rrugën për lirinë e vendit tonë.

Krenarine për veprat e babait Albulena e ka shprehur përmes rrjetit social Facebook:

Babush sot 4 vite pa ty!

Çdo ditë dua të flas me ty, dua të të dëgjoj dhe të përqafoj fort, por pastaj shikoj vetëm fotografinë që më buzëqesh.

Babushi im i shtrenjtë, ti ike, por vetëm fizikisht, shpesh më vjen në ëndërr dhe më qetëson sepse je thellë në shpirtin tim dhe në jetën time.

Përjetësisht do të jetoj krenare me ty, pasi më ke trashëguar shumë dashuri për këtë vend.
Me urtësinë dhe dashurinë tënde fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kur ike ti ata ishin aty për të n’a dhënë ngushëllim në ato ditë aq te dhimbshme.
Më mungon Heroi im i përjetshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë