“Këtu kalon veç kush dua unë”/ Ky është i dyshuari që i ia bllokoi rrugën bashkëfshatarit me kali

Mëngjesin e së premtes, Policia ka intervenuar në fshatin Janjevë në Lipjan, ku një qytetar kërkoi ndihmë pasi një bashkëfshatar ia kishte bllokuar rrugën. Si rezultat i denoncimit, i dyshuari u arrestua dhe tashmë ndodhet në ndalim, raporton Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që ra në prangat e Policisë lidhur me këtë rast është F.Isufi.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka vendosur disa gjesende dhe një kali në mes të rrugës, për ta penguar viktimën që të lëvizë, me pretendimin se ajo rrugë është e tij.
Posa i dyshuari është arrestuar, i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku gjatë dhënies së dëshmisë ka këmngulur se ajo rrugë është e tij.
Madje, siç thonë të njëjtat burime, i dyshuari ka deklaruar se ato rrugë do ta shfrytëzohnë vetëm personat që i lejon ai vet.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit ndaj tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Vetëgjysësia”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Më 06.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti viktimës mashkull kosovar i ka bllokuar rrugën, duke e penguar kalimin e tij me pretendim se rruga është pronë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.