Vdes haxhia nga ky fshat i Drenicës, ishte i respektuar nga të gjithë!

Ka vdekur, Haxhi Pajazit Beka, njëri nga qytetarët me të dashur dhe me të vjetër të fshatit Kuqicë të Komunës së Skenderajt, raporton rajoni.

I ndjëri ka qenë praktikues i madh i fesë islame.

Haxhia ka gëzuar respekt të madh nga xhemati në fshatin e tij.

Lajmin për vdekjen e haxhisë e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.

Siç bëhet e ditur nga familja e tij, varrimi i të ndjërit do të bëhet neser e Premte 06/10/2023 në fshatin Kuqicë, komuna e Skenderajt, në ora 15:00.

Postimi i plotë:

Te Allahut jemi dhe tek ai do te Kthehemi.

Me dhimbje e pikëllim ju njoftojme se ndërroi jetë Baba jonë Haxhi Pajazit (Fetah) Beka

Allahu na takoft në Xhennet.

Varrimi dhe falja e xhenazes bëhet neser e Premte 06/10/2023 në fshatin Kuqic komuna e Skenderajt ne ora 15:00

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë