I erdhi ‘nxeht’ për gjobën në trafik/ Arrestohet për kanosje të policisë një person në Drenas

Është arrestuar një person në Drenas pasi që pas pranimit të një tikete për kundërvajtje, duke mos respektuar urdhërat e zyrtarëve policor, i ka kanosur ata.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00 në Drenas, transmeton DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndaj tij është hapur rasti për kanosje ndaj personit zyrtar./DrenicaOnline/