Aksident i rëndë në rrugën Malishevë-Arllat [Foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Malishevë-Arllat, konkretisht në Carallukë të Malishevës.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga aksidenti ku shihen të ndeshura dy automjete.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për të lënduar ende nuk është njoftuar zyrtarisht.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./DrenicaOnline/