Hafiz Muja zgjidhet kryetar i fshatrave Gradicë dhe Likoshan

Në ambientet ShFMU “Mehmet Gradica” në Gradicë, janë mbajtur zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatit Gradicë dhe Likoshan dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash, Hafiz Muja është zgjedhur administrator i këtyre vendbanimeve.

Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Likoshan dhe Gradicë, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit dhe këshillit lokal.

Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash, Hafiz Muja zgjidhet administrator i këshillit lokal të Gradicës dhe Likoshanit, si dhe anëtarët e këshillit lokal në përbërje nga: Dibran Dibrani, Jeton Saliuku, Fatmir Fazliu, Hysen Avdyli, Atdhe Qerimi dhe Fitor Tahiri.

Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit janë drejt fundit dhe kanë mbetur vetëm edhe tri vendbanime për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre, fshati Negroc e Vuçak dhe Abri. Në fshatin Negroc zgjedhjet do të mbahen sot me datë 25.09.2023 duke filluar nga ora 18:30 në shkollën e fshatit për të zgjedhur administratorin dhe këshillin lokal të fshatit Negroc dhe Vuçak, ndera në fshatin Abri deri ne një njoftim të radhës, pasi që në dy parë zgjedhje për shkak të kuorumit nuk kanë arritur të zgjedhin përfaqësuesin e tyre dhe këshillin lokal.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë