Fillon implementimi i projektit AEIF 2023 “Angazhimi i të rinjve, një Zë për të ndikuar”

Kanë filluar takimet e para të zbatimit të projektit AEIF 2023 “Angazhimi i të rinjve, një Zë për të ndikuar” , i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, administruar nga organizata jo qeveritare KUSA, dhe implementuar nga anëtarët Alumni, Drejtoresha për Administratë të Përgjithshme, Laureta Thaqi nga komuna e Drenasit dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Ferizajit, Xhemile Shabani-Murati në partneritet me organizatën për Avokim dhe Angazhim Qytetarë.
Anëtarja e Alumni dhe njëherit Lidere e Projektit Laureta Thaqi së bashku me menaxherin e projektit Shaban Shabani nga organizata për Avokim dhe Angazhim Qytetarë, janë pritur nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kabinetin e tij për të informuar për projektin i cili do të përfshijë të rinjtë e Drenasit në vetëdijësimin e tyre për angazhim dhe ndikim në proceset vendimmarrëse. Kryetari Lladrovci shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim në realizimin e suksesshëm të këtij projekti.
Ndërsa, takimet u zhvilluan edhe në dy shkollat e mesme bashkë me KVRL-në ku të rinjtë ishin shumë entuziast për fillimin e projektit dhe nevojen për përfshirjen në aktivitete të projektit. Ky projekt vjen si rezultat i vizitës në Iowa në kuadër të programit “Open World”, dhe synon që përvojat e fituara atje të përfshihen në kuadër të projektit me qëllim për të ndërtuar kapacitetet rinore, strukturën institucionale dhe të lehtësoj bashkëpunimin e rinisë me institucionet për përfshirjen e vazhdueshme të të rinjëve në proceset vendimmarrëse.