“Fati im më i madh i jetës”, me këto fjalë të Lladrovcit, Kurti kujton atë dhe Xhevë Lladrovcin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin, në 25 vjetorin e rënies.

“”Fati im më i madh i jetës”. Kështu e kishte quajtur Fehmi Lladrovci vdekjen për lirinë e Kosovës.Me ideale të larta kombëtare, Fehmi Lladrovci, inxhinieri i makinerisë nga Universiteti i Zagrebit, veprimtari i çështjes kombëtare, i burgosuri politik, luftëtari i UÇK-së, ia fali jetën lirisë”, shkruan Kurti,.

“Më 22 shtator 1998, pas përballjes disa orëshe me njësi të forcave të armatosura serbe, ai ra dëshmorë bashkë me Xhevë Lladrovcin, Shefqet Zekën dhe Fatime Hetemin. Fatimja është motra dëshmore e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi”, vazhdon shkrimi i tij.

“Në këtë çerek shekull të rënies heroike, nderojmë kujtimin e të rënëve në Gradinë. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën në rrugën për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Lavdi”!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë