Edhe Dua Lipa koncert në Prishtinë

Dua Lipën do ta shohim sërish në Prishtinë.

Pas një koncerti që mbajti në Parkun e Gërmisë në vitin 2016, Dua do të rikthehet në vendin e saj me një tjetër koncert gjatë muajit gusht të këtij viti, shkruan GazetaExpres.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Instagram, shkruan GazetaExpress.

Shqiptarja me famë botërore ka publikuar një poster ku zbulon datat e koncerteve të saj, mes të cilave gjindet edhe edhe Prishtina.

Se si dhe ku do të mbahet ky koncert nuk janë dhënë detaje, por 10 gushti është data kur ylli botëror do të argëtojë publikun shqiptar me këngët e saj.

Ditë më parë ishte artistja tjetër Rita Ora që mblodhi rreth 300 mijë persona në sheshin e kryeqytetit në një koncert dedikuar festës së 10 vjetorit të Pavarësisës së Kosovës.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë