Rrahën taksistat në aeroport, ja si ndodhi rasti

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (taksist në Aeroportin e Sllatinës), pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar punëtor taksie në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë.
Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të prentën rreth orës 23:00./DrenicaOnline/