Aksident i rëndë në Komoran, një person niset me urgjencë drejt spitalit

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një i tillë ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 21:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësitet policore nga vendi i ngjarjes njoftojnë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vend-ngjarje”, tha Krasniqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë