“E kem njet me lopë me dekë”, shikoni lidhjen e rrallë të familjarëve nga Drenasi me 60 lopët e tyre (Video)

Lulzimi nga Fushtica e Lartë e Drenasit bashkë me axhallarët e tij mbajnë hiq më pak se 60 krerë lopë.
Ai ka thënë se babë e babagjysh kanë mbajtur lopë dhe rrugën e tyre do ta ndjekin edhe ata.
Sipas tij, është një fitim i mirë për ata që i donë lopët.
Qumshtin thonë se e shesin 42 centë litrën ndërsa fitojnë edhe nga rritja e viçave.
“E kem njet me lopë me dekë”, thotë Lulzimi teksa përshkruan edhe lidhjen që ka me lopët:
Video nga GazetaInfokusi: