Vrasja në Bon Vivant: Andi ‘Italianin’ e kthejnë sërish në Dyz, i vazhdohet paraburgimi edhe 2 muaj

I dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi para disa javësh në Bon Vivant, Andi Pajaziti, tashmë është dërguar sërish në Burgun e Sigurisë në Dyz, pas një kontrolli që ka kryer ditë më parë në Klinikën e Ortopedisë. Atij i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, si i dyshuar për vrasjen e Kastriot Ramadanit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se bazuar në lejen e Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda si dhe nga rekomandimi mjekësorë, me datë 01.09.2023 i pandehuri A.P ka qenë në Klinikën e Ortopedisë të QKUK-së për vizitë specialistike. 

Pas vizitës mjekësore, të njëjtin e kanë kthyer prap në Institucionin e Burgut të Sigurisë së Lartë. Me datë 04.09.2023, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.P, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë