Ramiz Lladrovci kujton Mehmet Gradicën, do të mbetet legjendë ndër breza

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar strategun e rezistencës antikomuniste, Mehmet Gradicës.
Statusi i plotë i kryetarit Lladrovci:
Sot, e kujtojmë me nderim të thellë, strategun e rezistencës antikomuniste, të parës në Evropë, legjendës së Drenicës e Kosovës, Mehmet Gradica.
Rezistenca në Drenicë ishte një vijim i traditës shekullore për liri.
Gradat ushtarake të Mehmet Gradicës do të shkëlqejnë me radhët e shtrënguara nga ushtarët drenicarë me vullnet e dëshirë për të hequr qafe okupatorin e pamëshirshëm.
Ai me strategjinë e thekur luftarake, do të mbetet legjendë ndër breza.
Lavdi jetës e veprës së Mehmet Gradicës!