Plagoset një person në Prishtinë, policia jep detajet e fundit

Portali Raporto24 ka raportuar çaste më parë për një plagosje që ka ndodhur në Prishtinë.

I plagosur ka mbetur F. A., i moshës rreth 34 vjeç, dhe se i njëjti tashmë i është nënshtruar një operimi në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me datën 28.08.2023 rreth ores 21:25, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në  rr.Shpetim Robaj, në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë. Policia menjëher iu ka pergjigjur informatës dhe sipas informacioneve fillestare dyshohet se në këtë incident kanë qene te perfshira nje veture dhe nje motorr me kater rrota. Dyshohet se si pasoj e incidentit një person i plagosur është derguar në emergjencë për trajtim mjeksor. Njësitet relevante policore janë duke u marr me rastin dhe hetime intensive janë duke u kryer për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar deri te ky incident. Pas raportimeve tjera prej ekipeve nga tereni do të njoftoheni per detajet”, ka thënë Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë