Seanca për demarkacionin shtyhet për nesër në orën 10:00

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se seanca për demarkacionin e paraparë për sot shtyhet për nesër në orën 10:00.

Veseli ka thënë se një gjë e tillë po bëhet ngaqë konsultimet ende janë duke vazhduar dhe se kanë për qëllim që të arrihet një konsensus në mes të partive politike.

“Measzhi që duam ta dërgojmë te qytetarët është se do të arrijmë që së bashku të kemi një rrugëtim të përbashkët pro BE-së dhe të hapim perspektivë për liberalizimin të vizave në të ardhmen e afërt”.

“Do t’i kryejmë obligimet ashtu siç presin qytetarët tanë” deklaroi Kadri Veseli.

Kujtojmë se LDK-ja ka kërkuar largimin e raportit të Shpejtim Bulliqit nga votimi, që duket të jetë mospajtimi në mes të partive politke shqitare, ndërsa Lista Serbe gjatë ditës ka bërë të ditur se nuk do e votojë marrëveshjen për demarkacionin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë