Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ja pikat e rendit të ditës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për të enjëten, më datën 01.03.2018, duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës:
THËRRET

MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 30.01.2018.
2. Plani vjetor i punës për vitin 2018, i Kuvendit të Komunës.
3. Plani për transparencë për vitin 2018.
4. Propozim vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm të rrugës “Gani Elshani” dhe “Islam Kastrati” që janë pronë e hekurudhave të Kosovës për shpronësim.
5. Propozim i draft-rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale.
6. Propozim ndryshimi i statutit të Komunës së Drenasit.
7. Propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues për dhënjen në shfytëzim të pronës së paluejtshme të komunës.
8. Propozim vendimi për kthimin e pronës komunale në zonën kadastrale në Sankoc, të cilat i ka pasur në shfytëzim kompania “Kodra” SHPK në Komoran.
9. Plani i integritetit 2018-2020.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë