Gropat në urën në qendër të Komoranit vazhdojnë të paraqesin problem për qytetarët – FOTO

Gropat në rrugët e vendit vazhdojnë të jenë ende problematike për qytetarët, duke krijuar vështirësi në qarkullim të veturave.

E me një problem të tillë po përballen shumë qytetarë që po i bien në urën e cila ndodhet në qendër të Komoranit, rrugë kjo në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastruktures.

Një sinjalizues ka dërguar disa pamjet nga gjendja e urës, e cila sipas pamjeve duket në gjendje katastrofale.

Sipas të njëjtit, ky problem është prezent tash më shumë se 6 muaj, por që ende nuk është zgjidhur.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e sjella nga Sinjali:

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë