Kujt ja zunë rrugën? Dikush me qëllim i dëmtoi shënjat e komunikacionit në Komoran (Foto)

Drejtoria për Sherbime Publike dhe Emergjencë në Drenas, me shqetësim të madh njofton se në rrugën “Shaip Berisha” në Komoran 4, janë dëmtuar me qëllim shenjat e komunikacionit të vendosura ditë më parë nga DShPE-ja, duke krijuar rrezik për sigurinë e udhëtarëve.

“Kërkojmë nga organet veprime të menjëhershme në identifikimin e dëmtuesëve për të riparuar shenjat e komunikacionit në këtë rrugë. Kjo do të ndihmonte në sigurinë e udhëtarëve dhe në parandalimin e aksidenteve të mundshme”, thuhet në njoftimin e DShPE-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë