Lladrovci falënderon qytetarët me rastin e ngushëllimeve për familjarin

Kryetari i komunës së Drenasit, ka falënderuar qytetarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet e shprehura gjatë katër ditëve.
“Për këto katër ditë, na erdhët nga të gjitha anët, duke na dëshmuar se në dhimbje nuk jemi vetëm”, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë,
Ju falënderojmë të gjithëve nga zemra me rastin e ngushëllimeve për Avniun.
Për këto katër ditë, na erdhët nga të gjitha anët, duke na dëshmuar se në dhimbje nuk jemi vetëm. Kjo na bën ta përballojmë më lehtë këtë humbje në familjen tonë.
Ju faleminderit të gjithëve, ua kthefshim me të mirë e në gëzime!
https://instagram.com/p/Cv2qa22NCej/