“Ndërtim pa leje”/ Banorët e Skenderajt ankohen në polici: Po na dëmtohen shtëpitë, rrugët e garazhet

Policia ka njoftuar se me datë 11.08.2023 dy persona, kanë raportuar se nga data 20 korrik 2023 që ka filluar të ndërtohet një objekt në Skenderaj (pa leje ndërtimi), nga mjetet e rënda u janë dëmtuar, rrugët, garazhet, mure të shtëpive–dhomave dhe pjesë të oborreve. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatës policore dhe inspektorët komunal. 

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti me urdhër të prokurorit vazhdon të hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë