Pensionohet shefi i inspektorëve në Drenas, Halim Vrellaku

Është pensionuar shefi i Inspektorëve në Drejtorinë e Inspekcionit në Drenas, Halim Vrellaku. Kolegët e tij i kanë organizuar një drekë përshëndetëse duke i uruar shëndet dhe jetë të lumtur.
Postimi i Drejtorit të Inspeksionit, Petrit Gashi:
Sot, me rastin e pensionimit të shefit të Inspektoreve në Drejtorinë e Inspekcionit z.HALIM VRELLAKU pata nderin ti ndajë mirënjohje për kontributin e dhënë në një periudhe të gjatë mbi 40 vjeçare. z.Vrellaku ka dhënë një kontribut të çmuar në Drejtorinë e Inspekcionit dhe në disa pozita të tjera në Komunën e Drenasit përgjatë këtyre viteve dhe ka qenë njëri nder punëtorët me të respektuar të komunës sonë, një koleg i shkëlqyer dhe një bashkëpunëtor shembullor.
Me rastin e pensionimit të tij, Drejtoria e Inspekcionit i uron shëndet, fat dhe gjitha të mirat në jetë. Puna dhe përkushtimi i z.Vrellakut ka qënë dhe mbetet një aset i çmuar në ndërtimin dhe zhvillimin e komunës tonë.
Sot në një drekë përshëndetëse pata rastin ta falënderoj për bashkëpunimin, përkushtimin dhe energjinë që ka pasur në arritjen e qëllimeve të përbashkëta për një menaxhim sa me të mire të Drejtorisë ku aktualisht unë udhëheq.
Urojmë që vitet në vazhdim të janë vite të shëndetshme dhe plot lumturi për të dhe familjen e tij.