Inxhinieri nga Drenica, si përfaqësues i Kosovës, merr pjesë në trajnimin e organizuar nga Ministria Bavareze për Ujë dhe Ambient

Flamur Krapi nga Drenasi ka marrë pjesë në Akademinë Bavareze të Ambientit të organizuar nga “Bayerisches Landesamt für Umwelt”. Trajnim i kishte për qëllim të ndajë njohuri dhe përvojë në fushën e menaxhimit të burimeve ujore dhe mjedisit dhe mundësinë të mësojë nga specialistët e fushës dhe të ndajë me ta praktika dhe sfidat aktuale. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në avancimin e menaxhimit të ujrave në Kosovë dhe për të krijuar lidhje ndërkombëtare të vlefshme në fushën e mjedisit.
Qëllimi kryesor i këtij seminarit është të ofrojë njohuri në lidhje me strukturën dhe organizimin e administratës bavareze, bazën ligjore dhe disa prej temave kryesore të trajtimit ishin:
Teknologjitë e Trajtimit të Ujrave ,Proceset e Pastrimit,Legislacioni dhe Normat,Menaxhimi i Rrezikut
Gjatë këtyre javëve, ka pasur shumë përfaqësues nga LfU, ndër të cilët vlen të theksohet Matthias Worst, i cili ka vizituar Kosovën dhe ka njohuri në fushën e trajtimit të ujrave. Ai gjithashtu ka ndarë me ne shumë nga përvojat e tij të gjata në karrierën e tij në fushën e trajtimit të ujrave.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë ekspertë të fushës së ujrave nga Shqipëria, Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Bjellorusia.
Shpresojmë që kjo të jetë fillimi i një bashkëpunimi të gjatë dhe të suksesshëm në të ardhmen.