Aksident i rëndë në këtë fshat të Drenicës, 10 persona të lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Kllodernicë të Komunës së Skenderajt, shkruan rajoni.
Burimet brenda stacionit policor në Skenderaj kanë bërë me dije se përveç dëmeve materiale, të lënduar kanë përfunduar 10 persona.
Njësitet relevante policore dhe ekipet e ndihmës së parë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
.