Vetaksident i rëndë në këtë fshat të Drenicës, u zbulua pas 4 orësh – vozitësja në gjendje të rëndë shëndetësore

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën për Rakinicë të Komunës së Skenderajt, shkruan rajoni.
Burimet brenda stacionit policor në Skenderaj kanë treguar se vetaksidenti është zbuluar vetëm pas 4 orësh nga momenti i ndodhjes.
Sipas të njëjtave burime si pasojë e vetaksidentit është lënduar vozitësja [vajzë e moshës së re] dhe se e njëjta është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore për në QKUK.
Njësitet relevante policore janë duke hetuar rastin dhe shkaqet qe kanë quar deri tek ky vetaksident.
.