Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik viziton bizneset në Komunën e Drenasit

Në vazhdën e vizitave në terren, Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Agnesë Kastrati Bucolli së bashku me stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar disa biznese në komunën e Drenasit, kryesisht në Parkun e Biznesit, Komoran dhe Drenas, për të parë nga afër gjendjen e tyre të punës.
Gjatë bisedës që drejtoresha Kastrati Bucolli pati me Pronaret/Menaxherët e këtyre bizneseve, ata kanë informuar drejtoreshën në fjalë për punën, si dhe sfidat që kanë.
Në anën tjetër, drejtoresha në fjalë, i ka përgëzuar bizneset për punën që po bëjnë, njëherësh, tha se me këto takime synojmë të sigurojmë bizneset e komunës së Drenasit, se do të vazhdojmë të jemi krah tyre ashtu siç kemi qenë deri më tani dhe po ashtu, të marrim komentet, nevojat dhe kërkesat që këto biznese kanë për të rritur edhe më shumë efikasitetin dhe partneritetin mes tyre dhe komunës së Drenasit.