Hyri për t’i ndarë shokët nga fjalosja, plagoset rëndë, policia jep detaje

Një person ka pësuar lëndime pasi që i njëjti kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin duke u fjalosur me disa persona të tjerë, mirëpo njëri nga të dyshuarit (i panjohur) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë.
Rasti ka ndodhur në rrugën Epiri në Prishtinë, të premten rreth orës 03 e 30 minuta, transmeton DrenicaOnline.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori.