Goditet polici nga një veturë në qendër të Skenderajt

Një shofer derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksident, duke goditur një polic, këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën.
Aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në rrugën 28 nëntori në Skenderaj, transmeton DrenicaOnline.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Policia e trafikut po.merret me rastin./DrenicaOnline/