E rëndë: Vdes 25-vjeçari nga Drenasi pasi u rrëzua nga kamioneta

Një 25-vjeçar nga Arbia e Skenderajt, me vendbanim në Shtrubullovë të Drenasit ka humbur jetën mesditën e sotme pasi është rrëzuar nga kamioneta.
Burimet e IndeksOnline nga QKMF “Dr.Hafir Shala” në Drenas, kanë thënë se viktima është pranuar pa shënja jete rreth orës 11 e 30 minuta.
Për rastin është njoftuar policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e rastit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i 25-vjeçarit është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./IndeksOnline/
.
.
.
.