LDK e vendosur, pro Demarkacionit
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën është vendosur që seanca për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, të mbahet nesër në ora 11:00, ashtu siç edhe pati raportuar Indeksonline.
Lidhur me këtë janë deklaruar të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se nesër Kuvendi duhet të ratifikojë marrëveshjen e vitit 2015.
“Mbledhja sapo përfundoj për seancën e nesërme në ora 11:00, LDK është me qëndrimin e njëjtë që e kemi pas tash e dy vite që kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve për rrugën e perspektivës evropiane të Kosovës. Na vjen keq që koalicioni nuk ka ende votat për ta quar përpara këtë marrëveshje dhe ende s’janë unik për të quar përpara këtë çështje shumë të rëndësishme.Tashmë seanca është caktuar dhe nuk janë ende unik si koalicion qeverisës për ta quar përpara këtë çështje shumë të rëndësishme për vendin.Më vjen mirë që disa prej partive, kanë reflektuar që kjo marrëveshje është në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Hoti, transmeton Indeksonline.
“Jemi unik 27 deputetë do të jemi në seancë”, ka thënë Hoti.
“Pala malazez ka shpreh gatishmërinë që të rishikoj kufirin kurdoherë që ka evidencë të re që i prezantohet kësaj pale.Jemi unik do të jemi në seancë por normalisht do të kërkojmë sqarime shtesë për projektligjin që ratifikon këtë marrëveshje pasi është bërë lëmsh, me dokumente që as vetë koalicioni qeverisës nuk i ka të qarta se çka nesër votojnë deputetët në Kuvendin e Kosovës.Një gjë e kemi të qartë që nesër Kuvendi duhet ta ratifikojë marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015, 26 gusht me shpresë që këta të arrijnë koncesus brenda koalicionit.Kanë kërkuar sqarime se çfarë përfshihet në projektligje pasi në bazë të ligjit për marrëveshje ndërkombëtare ligjet që ratifikojnë marrëveshje kanë vetëm një nenë të vetëm , ku thuhet me këtë ligj ratifikohet marrëveshja e caktuar, po ky ka ardhur me disa anekse shtesë.Ajo është e çartë se ligji ratifikon marrëveshjen. Zoti Krasniqi duhet të shqetësohet për 61 votat e koalicionit qeverisës, jo për të tjerat. Ratifikohet një marrëveshje dhe plotësohet një kusht për liberalizimin e vizave dhe i mbetet qeverisë të përmbushë edhe kriterin për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, ka përfunduar Hoti.
Deputetët flasin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit
Publiée par IndeksOnline sur Mercredi 21 février 2018