Drenasit i shtohen edhe 100 vend-parkingje të reja

Edhe 100 parkingje në pjesën e dytë të parkingut skaj rruges “Ilaz Kodra” në Drenas, në total nga të dyja 450 parkingje në një hapësirë (parking publik) ndër më të mëdha në Kosovë, kjo tërësisht në shfrytëzim të qytetarëve të Drenasit.
“Këto hapësira të reja, do t’i japin Drenasit pamje të cilën do ta ketë lakmi çdokush. Fokusi jonë këto dy vite do të jetë rregullimi i qendres në komunën tonë”, ka thënë Endrit Gllareva, Drejtor për Infrastrukturë Lokale, transmeton DrenicaOnline.
Ai dje pasdite së bashku me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci, kanë vizituar punimet e rrugës dhe parkingjet e reja.
Gllareca thotë se do të vazhdojnë bashkë me karvanin e investimeve infrastrukturore të qeverisjes kampion.
/DrenicaOnline/