Islam Syla zgjedhet kryesues i Këshillit Lokal në përbërje të Vërbovcit dhe Shtuticës

Dje në objektin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Dëshmorët e Fortesës” në fshatin Vërbovc, u mbajtën zgjedhjet për kryesuesin dhe kryesinë e Këshillit Lokal i cili përbëhet nga fshatrat Vërbovc dhe Shtuticë.
Në përfundim të procesit zgjedhor Islam Syla u shpall fitues.
Në mbledhje u zgjodh edhe kryesia e Këshillit Lokal në përbërje të anëtarëve: Valdet Gllareva, Avni Gashi, Fitim Istogu, Durim Zejnullahu, Agron Berisha, dhe Beni Muslija.
Për këshillat lokale të papërfunduara ende, Komisioni do të hartojë një orar të ri dhe në përputhje me rregulloren komunale do ta publikojë atë në ueb-faqen e Komunës, si dhe faqen zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.