Vjedhje në Drenas, policia jep detaje

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur nga bagazhi i veturës së tij i kanë vjedhur kuletën në të cilën kishte dokumente personale dhe para të gatshme.

Policia ka njoftuar se vjedhja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në Drenas.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin, transmeton DrenicaOnline.

Deri më tani nuk ka informacione nëse është identifikuar apo kapur autori i kësaj vepre.

/DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë