Musliu: S’do lejojmë që askush të negociojë me Radoiçiqin për vlerat e UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka marrë pjesë në protestën e sotme e cila u organizua në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga, i cili kaloi mbrëmjen e së enjtes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Musliu tha se ata nuk do t’i nënshtrohen arrogancës së pushtetit dhe se nuk do të lejojnë që të bisedohet për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ushtarë serbë.
“Ne do ta kryejmë punën tonë në Kuvend qysh e kemi kry që dy vjet e gjysmë. Por arrogancës së pushtetit nuk do t’i nënshtrohemi kurrë. Prandaj jemi sot këtu dhe do të jemi çdo ditë sepse e duam Kosovën dhe nuk do të lejojmë që askush të negociojë me Radoiçiqin e kriminelë të Serbisë për vlerat e UÇK-së”, tha ajo para medieve.
.
.