Momenti i rrahjes në kuvend: Shishja e Bislimit, grushtet e Hajdar Beqës [VIDEO]

Tashmë janë sqaruar disi rrethanat e skandalit të sotëm të Kuvendit të Kosovës, ku pushtetarët dhe opozitarët janë rrahur mes vete.
Fillimisht, teksa ishte duke folur kryeministri Kurti në foltoren e Kuvendit, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, afrohet afër tij dhe e gjuan me ujë.
Lushtaku e gjuajti me ujë edhe zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, raporton Paparaci.
Për këtë gjest, ministri Hekuran Murati çohet në këmbë dhe tenton ta ndalojë Lushtakun, por pa sukses.
Këtu nis përleshja mes tyre, me Bislimin i cili më pas e gjuan me shishe Lushtakun. Ky i fundit grushtohet me Bislimin dhe Muratin. Pjesë e grushteve bëhet edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.
Më pas, shpërthen dhuna në Kuvendin e Kosovës, në pamjet që mund t’i shihni këtu.