Organizatorët e turnirit “Abedin Bujupi” dalin me një njoftim të rëndësishëm

Këshilli organizativ i turnirit “Heroi i Kombit Abedin Bujupi” ka dalë me një falenderim për të gjithë sportdashësit:
FALEMINDERIT NGA ❤️
Të dashur sportistë, sportdashës dhe tifozë,
Të nderuar donatorë, përkrahës dhe ju mbeshtetës të turnirit tonë,
Shumë të respektuar ekipe pjesëmarrëse,
Faleminderit nga zemra që e keni bërë një atmosferë të jashtëzakonshme në nderim të jetës dhe veprës së Heroit Kombëtar Abedin Bujupi që e realizuat përmes turnirit tonë. Që nga data 25 Qershor ju ishit ata që sollet një përkrahje masive e një atmosferë festive, prandaj turniri ynë falë juve theu rekordin duke u bërë turniri me i ndjekur i të gjitha kohërave.
Një falenderim të madh Këshillit Organizativ për një organizim fantastik në të gjitha ndeshjet e në veçanti në këtë natë finale. Kjo tregon së turniri Abedin Bujupi tashmë do jetë adresë e përhershme e ekipeve nga mbarë trevat shqiptare dhe jo vetem. Viteve të tjera natyrisht që do këtë edhe surpriza të reja dhe do vazhdojmë të mbesim kampion të organizimeve të tilla.
Një urim të përzemërt për ekipin fitues të këtij turniri DËSHMORËT E NEGROCIT të cilen na dhuruan një atmosferë fantastike.
Shihemi në takimet e radhes.
Me respekt!
Këshilli organizativ i turnirit “Heroi i Kombit Abedin Bujupi”