Ky është kryetari i ri i Komoranit

Sot pasdite, në ambientet ShFMU “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran, janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) dhe këshillit lokal të këtij vendbanimi, ku me shumicë votash, Besim Nishori, u zgjodh përfaqësues i Komoranit I dhe II.
Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e Komoranit I dhe II, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatit si dhe këshillit lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash, Besim Nishori, zgjidhet kryesues i këshillit lokal për këtë vendbanim, si dhe anëtarët e këshillit lokal po ashtu, në përbërje nga: Kushtrim Zogu, Faik Ibriqi, Labinot Nishori.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen e Komunës, si dhe llogarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.