Perleshja që ndodhi dje në mes të Drenicës, 3 persona marrin trajtim mjekësor [VIDEO]

Një ngjarje e pakëndshme kishte ndodhur dje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku disa të rinj janë përleshur mesveti.

Të përfshirë në këtë rrahje sipas raportit të policisë janë 6 të rinjë të mitur, ku tre viktimat kanë marrë trajtim mjekësor.

Sipas deklarimit të viktimave, tre të dyshuarit për sulmin fizike ndaj tyre, janë të panjohur për t’a.

Burimet e rajonit brenda stacionit policor në Skenderaj, kanë thënë se janë duke i rishikuar kamerat qe janë të vendosura në qytet për të hetuar rastin.

Po ashtu në pamjet qe ka siguruar portali rajoni.org nga disa sekunca të përleshjes, shihet se dëshmitarë kanë qenë plot kalimtarë rasti, disa nga të cilët edhe janë penguar apo frikësuar teksa po kalonin nëpër shesh.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë