VV e Drenasit mblidhet te Pishat e Gllobarit, të pranishëm edhe 6 deputetë

Lëvizja Vetëvendose, Dega në Drenas ka organizuar një takim me aktivistë e anëtarë, te pishat në Gllobar. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe disa deputetë nga kjo parti, raporton DrenicaOnline.

Postimi i VV-së, dega Drenas:

Ashtu edhe siç e kishim planifikuar, Pishat në Gllobar ishte vendtakimi ynë dje.
Në një ambient të bukur e me ajër të pastër,  me shoqëri edhe të deputetëve Enver Dugolli, Shqipe Mehmeti Selimi, Arjeta Fejza, Driton Hyseni, Valon Ramadani e Mefail Bajqinovci,  bashkë me aktivistë e anëtarë, kaluam një pasdite të bukur bashkë!
Takime e ndeja të tilla mbi të gjitha na bëjnë të reflektojmë për punën dhe angazhimet e  deritanishme dhe të frymëzohemi të vazhdojmë edhe më tutje!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë