Gjithçka rreth turnirit më të madh që po zhvillohet në zemër të Kosovës (Video)

Ka dy javë që ka nisur turniri më i madh i viteve të fundit në futboll, “Heroi i Kombit- Abedin Bujupi”. Mbi 100 ekipe nga të gjitha vendet në Kosovë janë futur në garë për të fituar këtë turnir që po zhvillohet në Arllat të Drenasit. Njëri nga organizatorët e këtij turniri ka thënë se është i kënaqur me rrjedhen e deritashme dhe me diciplinen që po tregojnë ekipet në fushë. Ai po ashtu ka treguar edhe për çmimet që do të marrin ata që do të shpallen fitues.
Kliko në foto për të parë storien e realizuar nga DrenicaOnline:
E nga afër këtë turnir po e percjell edhe vellai i dëshmorit Abedin Bujupi, Haradini. Ai ka falendruar organizatorët për këtë ngjarje dhe të gjithë ata lojetarë e tifozë që po marrin pjesë në turnir.
Fjalët më të mira për këtë turnir i thonë ata që po e shijojnë deri në maksimum zhvillimin e ndeshjeve.
Turniri ‘Heroi i Kombit Abedin Bujupi’ ka nisur me 24 qershor ndërsa aktualisht po zhvillohen ndeshjet e rrethit të fujdit, para finales e cila do të luhet të mërkurën.
Ekipi i DrenicaOnline ka percjell nga afër secilen ndeshje të zhvilluar deri më tani dhe do të vazhdojë të jetë afër deri në fund të ndeshjeve./DrenicaOnline/