Personi i shpallur në kërkim nga Policia, dyshohet se ia theu krahun një fëmije 9-vjeçar

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe mediave për të identifikuar një person në Prizren, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet për një rast të rëndë, për të cilin Sinjali pati raportuar të enjten e 8 qershorit.

I riu dyshohet se ka sulmuar një fëmijë të moshës moshës 9-vjeçare në rrugën ‘Hadi Kartanxhiu’ në Prizren, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me lëndime të rënda ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka pësuar frakturë në krah.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët në kuadër të veprimeve hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me prindin e fëmijës.

Bazuar në dëshminë e tij, fëmija ka qenë duke lozur në rrugë në momentin që është sulmuar brutalisht nga i dyshuari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë