Aksident trafiku në Komoran, përplasen dy automjete (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në Komoran të Drenasit.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka njoftim për të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin, transmeton portali DrenicaOnline.

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin kryesor në Komoran./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë