Veprim human i UNITETIT/ Në pragë të festës së bajramit i’a shlyen borxhin veteranit të UÇK-së nga Drenica!

Pas raportimit për bllokimin e xhirollogarisë së veteranit të UÇK’së, Zukë Dajaku, për shkak të një borxhi për “borllok” prej 800 euro nga ana e përmbarusit privat, sot kompania qe merret me grumbullimin e ketyre mbeturinave “UNITETI” ka njoftuar se i është zhbllokuar xhirollogaria dhe në këtë menyrë ai do të mund ta tërhjekë pensionin në prag të festës se Kurban Bajramit, shkruan portali rajoni.org.
Jo vetem kaq kjo kompani duke parë gjendjen e rënd ekonomike dhe shëndetësore të Dajakut pasi që jeton i vetëm në banesat sociale, ka vendosur që ta lirojë terësisht nga pagesa për berllok.
Pas marrjes se lajmit, vetë Dajaku për gjestin human të kësaj kompanie dhe drejtorit Morina ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm dhe se ndihet falenderues ndaj tyre./Rajoni.org/