Këta janë babë e bijë që u rrahën me tre persona në Fushë Kosovë, të dy përfundojnë në qeli

Katër persona u përfshinë një përleshje fizike, në orët e para të së dielës dhe për pasojë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në incident dyshohet se është përfshirë edhe një person tjetër, i cili ndodhet në arrati dhe akoma nuk është kapur nga Policia. Sinjali ka mësuar detajet e rastit dhe identitetin e personave që u rrahën, dy prej të cilëve ndodhen në ndalim policor.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ramë Dvoranin dhe vajzën e tij V.Dvorani., (e moshës së mitur) të cilët janë ndaluar, nën dyshimet se janë kapur me tre persona të tjerë, një çift dhe vajzën e tyre.
Për motive akoma të panjohura, pas një fjalosje mes tyre në rrugën “Nënë Tereza”, babë e bijë dyshohen se janë rrahur me tre të dyshuarit e tjerë dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore.
Njëri prej tyre dyshohet se e ka goditur Ramë Dvoranin me një armë në kokë, ndërsa vajza e tij iu është kundërpërgjigjur me një thikë.
Posa rasti është denoncuar në Polici, në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë kuzhine që është përdorur nga e mitura, teksa janë kryer edhe ekzaminimet e nevojshme.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve, babë e bij dhe nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.