Vetura përfundon mbi gurët e ekspozuar në Gllarevë (Foto)

Një veturë është vetaksidentuar mesditën e së mërkurës në rrugën Prishtinë-Pejë, transmeton DrenicaOnline.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës ku një veturë shihet teksa ka përfunduar mbi gurët e famshëm të Gllarevës.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.
Përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore të personit apo personave që ndodheshin në veturë./DrenicaOnline/
Foto: Klina.info