Chef Vittorio refuzon ofertat e Milanos dhe Parisit, i thotë PO Komoranit

Viktor Rexhepi i njohur si Chef Vittorio ka hapur lokalin më të ri (steak house)
VITTORIO STEAKHOUSE është hapur në pishinën Zhiron në KM e 3-të Komoran –Drenas.
Viktor Rexhepi ka thënë se ka pasur oferta të ndryshme nga qendrat evropiane, por ka zgjedhur që të punoj në Kosovë.
“Është më e lehta dhe më e thjeshtë për të shkuar në Milano e Paris, por jo gjithmonë parja është gjithçka. Unë i jap rëndësi se si ndihem aty ku jam dhe tani jam në Komaran dhe të më pyetësh se si ndihem, unë ta jap këtë përgjigje se ndihem si mbret, nuk e besoj se do ta kisha këtë ndjenjë, por të shkoja kudo në botë sepse për mua ofertat nuk ndalen asnjëherë.

Çka ju bën Vittorio të jeni kaq i veçantë dhe të keni oferta të tilla?
E vërteta është se unë nga mosha ime 10 vjeçare kam filluar të punoj në biznesin familjar me mish të freskët dhe produkte të mishit. Pra, eksperienca ime është më tepër se 30 vite dhe gjithashtu kam më tepër se 30 shije që lirisht mundem të them se janë të patentuara vetëm Vittorio nuk munden të mi kopjojnë as teknolog grek e Italian, sepse kam miq dhe e di.
E dyta është se të gjithë kanë thika, por duart e mia nuk i kanë. Unë i realizoj disa akrobacione me thika duke i hedhur dhe duke i kapur në ajr. Këto akrobacione në gjithë që i realizojmë jemi ma pak se gishtat e një dore.
E vërteta është se shumë herë, kam pasur thika pavarësisht se në dorën time është mjet pune ajo në të njëjtën kohë është armë e ftohtë. Në një rast në dy duart jam lëndu, por mysafirët nuk më kanë vërejtur, sa më kujtohet edhe foto pata realizu me ta pa mi vërejtur duart se jam i lënduar.
Çka presin klientët kur vijnë në Steakhousin Vittorio
Një ambient fantastik në Zhiron Resort,Vittorio me ushqim dhe shije unike, shërbim të veçantë, organizim i eventeve të ndryshme, katering në gjithë territorin e Kosovës edhe shumë befasira të ndryshme, besoj se do jetë komplet një koncept krejt ndryshe nga ajo që kanë pa deri më tani.
Si munden të ju kontaktojnë qytetarët?
Ne veç se kemi hapur Vittori Steakhouse, gjithashtu edhe pishina është në funksion në Zhiron Resort dhe janë të mirëseardhur qytetarët të vijnë. Sa i përket si munden të na kontaktojnë, ne jemi të pranishëm nëpër rrjetet sociale Facebok, Instagram dhe Tik Tok me emrin e njëjtë Vittorio Steakhouse, por gjithashtu kemi edhe numrin e telefonit 046 80 80 88.
(Artikull i sponzorizuar)