Momenti kur boksieri Zogaj shpallet kampion i Evropës në IBO – VIDEO

Boksieri shqiptar, Altin Zogaj është shpallur kampion i Evropës në peshat e lehta, IBO, pasi triumfoi ndaj boksierit italian, Riccardo Valentino

Ndeshja u zhvillua mbrëmë në Sttutgart të Gjermanisë, teksa Zogaj arriti fitore me vendim unanim ndaj boksierit italian, duke u shpërblyer me titullin kampion i Evropës në IBO.

30-vjeçari vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme, pasi në 12 runde të zhvilluara, ai nuk ka humbur asnjëherë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë