Asnjë sinjal akoma, MPJD thotë se operacioni për gjetjen e tre kosovarëve po realizohet me vështirësi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka dalë me njoftim rreth aksidentit në aksin rrugor Bllacë-Shkup, ku katër anëtarët e familjes Pacolli ranë në lumin Lepenc pasditen e djeshme pas një aksidenti me veturën e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të kaluara, operacioni është duke u realizuar me disa vështirësi por pa epilog deri më tani.
“Në veturë ndodheshin katër pjesëtarë të një familjeje nga Kosova. Njëri prej tyre ka arritur që të dalë nga lumi Lepenc, përderisa të tjerët janë në kërkim. Në vendngjarje ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi.
Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës. Për shkak të rreshjeve të shumta të ditëve të kaluara, operacioni është duke u realizuar me disa vështirësi por pa epilog deri më tani”, njoftoi MPJD.