Zjarrfikësit e Drenasit në detyrë ditë e natë për të qetësuar situatën nga vërshimet në Zabel të Ulët (Foto)

Pas reshjeve të dendura të shiut, para dy dite, në disa zona të Komunës së Drenasit janë paraqitur vështirësi në kalimin e lirë të veturave dhe dëme në ekonomitë familjare. Kjo ka ndodhur sidomos në fshatin Zabel të Ulët ku uji ka depërtuar edhe në shtëpitë private të banorëve të zonës.
Ekipi i zjarrfikësve të Komunës së Drenasit kanë dalë në vendin e ngjarjes, që nga momenti kur kanë marrë informatën për vërshime dhe për dy ditë rresht kanë intervenuar ditë e natë për të normalizuar situatën.
Puna e zjarrfikësve të Drenasit ka vijuar edhe mbrëmë, ku DrenicaOnline ka siguruar pamje të aksionit që ata kanë marrë në Zabel të Ulët, për të larguar ujin nga shtëpitë e përmbytura nga uji.
Shikoni pamjet: